Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 tetor 2022

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas here vranësirat do të sjellin reshje shiu, ku më të dukshme reshjet do të jenë kryesisht në zonat malore, por jo vetëm.

Por pritet të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com