ShowBiz

U komentua tepër në rrjet, Arjola Demiri zbulon se çfarë ndodhi me shtëpinë dhuratë nga BBV

Aktorja e njohur, Arjola Demiri pas eksperiencës së saj në Big Brother Albania ka qënë në qendër të vëmendjes së medive.

Aktorja  së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “Pardon my French” ku ka ndarë detaje nga jeta e saj private.

Mes të tjerash ishte i pashmangshëm kurioziteti lidhur me shtëpinë që aktores u dhurua gjatë pjesëmarrjesë së saj në BBV.

E pyetur se çfarë ndodhi me shtëpinë e saj të re ajo u shpreh se kjo çështje nisi ta stresonte disi pasi nisi të komentohej tepër në rrjet.

Më tej ajo zbuloi se shtëpia është në ndërtim dhe po pret të përfundojë.

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë.

Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar.

Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”, është shprehur aktorja.

Linku: https://youtu.be/a8t4eqPLmDs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cf65O_MjRwK/?utm_source=ig_web_copy_link