ShowBiz

E bëri për ujë të ftohtë, Klea Huta ‘ia punon’ Elgitit me kamerën e fshehtë (Video)

Klea dhe Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashur të estradës sonë.

Mirëpo së fundmi, Klea ka vendosur t’i bëjë këngëtarit një rreng lidhur me dhuratën e përvjetorit.

Siç mësohet nga videot e postuara nga moderatorja në llogarinë e saj në Instagram, Elgiti nuk i ka bërë asaj një dhuratë për përvjetorin e tyre.

Duke komunikuar në telefon teksa ndodhej në makinën e saj, Klea i thotë kompozitorit se kishte marrë një çantë Dior dhuratë dhe mendonte se ishte prej tij.

Nga video gazmore, përmes zërit kuptohen nuancat e holla të xhelozisë së këngëtarit derisa në fund Klea e zbulon se ishte një kamer e fshehtë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/kleahuta/2948945934598033274/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ch2xmUGj5lD/?utm_source=ig_web_copy_link