ShowBiz

“Më tha që bëjë punë të pandershme”, Ilda shpërthen papritur në lot

Konkurrenca në Për’puthen sjell edhe debate shumë të ashpëra mes vajzave .

Një konflikt është zhvilluar edhe gjatë puntatës së djeshme, ku protagonistet ishin Ilda dhe Irisi.

Inate të grumbulluara prej kohësh çuan në shpërthime që ashpëra në studio.

Nga shpjegimi i Ildës, u kuptua se shkak ishin bërë disa mesazhe të shëmbyera mes saj dhe Irisit në grupin e përbashkët të whatsapp.

Teksa debatonin, Ilda nuk i përmbau lotët teksa shprehej se ndihej e ofenduar nga fjalët e Irisit.

Ilda: Provokimet dhe kunjat kanë nisur që në grupin e whatsapp, ku ajo lë të nënkuptojë që unë bëj një punë të pandershme.

Iris: Unë nuk të thashë që nuk bën punë të pandershme, thashë që puna që bëj unë është e ndershme.

Ilda: Nëse dikush më prek në familje apo në punë dhe çdo lloj gjëje që është e imja e pika të dobëta, nuk e duroj dot.

Iris: Unë nuk e kam gojën për bukë, nëse më drejtohesh mua do të marrësh atë që meriton. Unë Ildes i kërkoj falje publike meqë u prek kaq shumë dhe po qan e jam më e vogël.

Ilda: Nuk po qaj nga fjalët e tua, po qaj nga inati.

Linku: https://youtu.be/55yBEtiMBFc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/