Megi Pojani dhe Jurgen Bala janë një nga dyshet më të forta në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Ata duken se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri-tjetrin.
Së fundmi Jurgeni ka qënë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar mjaft detaje për raportin e tij me Megin.
Gjatë intervistës ai u pyet nga Bieta për pikat e forta dhe të dobta të aktores.
“Është shumë punëtore dhe kjo është pika e saj më e fortë që është shumë e dëgjuar. Çfarëdolloj gjëje që i korrigjon ose i kritikon, ajo punon me orë të tëra, është gati për të punuar me orë të tëra”, u shpreh Jurgeni.
Ndërsa lidhur me pikën e saj të dobët ai nuk mundi të rrinte pa përmendur tiparin që e karakterizon Megin, i cili është bërë gjithashtu objekt diskutimi në “Dancing With The Stars”.
“Se di… por dua të them që jo çdo performancë që shihet në televizor ka qenë si në hapat e parë. Kështu që nuk mendoj pikë të dobët diçka te Megi… Mund të them që sensuale, është shumë sensuale saqë edhe juria thotë uleni pak dozën e sensualitetit”, ka përfunduar balerini.
Linku: https://youtu.be/1IgBO0jnjMA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cjxm9znKbgf/?utm_source=ig_web_copy_link