ShowBiz

Gjithmon hermetike për jetën e saj private, aktorja e njohur zbulon arsyen e fortë

Aktorja e humorit, Cubi Metkaj, ka qënë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”.

Gjatë bisedës ajo është ndalur tek një thashethem që ka dëgjuar për jetën e saj.

“Për mua personalisht unë gjithmonë e kam mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën time personale…Gjithmonë o ka një burrë… Madje së fundmi më bënë edhe ka një femër kjo përkrah.Po tani, njerëz të gjallë jemi, thashë hajt po e provojmë doli që doli”, është shprehur duke qeshur Cubi.

Më tej ajo tregoi se arsyeja pse mundohet ta mbajë gjithmon larg vëmendjes së mediave jetën e saj lidhet me familjen.

“Gjithmonë jam përpjekur që jetën time personale ta mbaj absolutisht larg, sa më larg të jetë e mundur, sepse dashur padashur njerëzit cenohen. Këta njerëz, që ndonjëherë shkruajnë, qoftë edhe në mënyrë arrogante apo komentet etj, edhe ai është si puna ime, ka një familje, ka një nënë, ka një motër, ka një vëlla, ka një partner, partnere, fëmijë etj me radhë dhe këta harrojnë që edhe ne, edhe pse jemi personazhe publike, pas kësaj kamerës apo televizorit, kemi një jetë personale dhe këta njerëzit tanë lëndohen po njësoj dhe shkon në një dimension akoma dhe akoma më të gjerë që ti duhet të punosh mirë me veten, por edhe me njerëzit e tu, me familjarët e tu, pra është një zinxhir shumë i gjatë . Dhe e mira është, të paktën për mua, në këndvështrimin tim, për ta mbajtur sa më larg të jetë e mundurme sa më shumë forcë dhe fuqi të kesh. Pastaj çfarë do ti të ndash, është në dorën tënde absolutisht” është shprehur aktorja.

Linku: https://youtu.be/irTLdwfd5pg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cj2iS8hKiJH/?utm_source=ig_web_copy_link