Vendi unë vijon të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24-orëve të ardhshme . Pritet që paraditja të jetë në dominimin e motit të kthjellët, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore, Por do të ketë herë pas here edhe kalime vranësirash në zonat malore.
Ndërsa pas mesdite parashikohet që gradualisht vranësirat të shfaqen pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com