Ndarja e Bleros dhe Afronës u bë kryefjala e mediave rozë.
Mirëpo mesa duket dyshja po vazhdon secili jetën e tij duke ia nisur nga e para.
E ftuar së fundmi në “Mirage”, ish-bashkëshortja e Bleros, aktorja Teuta Krasniqi, është pyetur në lidhje me këtë ndarje.
Ndër të tjera ajo është shprehur se si çdo njeri tjetër dhe ajo ka ndjesinë e keqardhjes merr vesh që një çift i jep fund romancës së tyre.
“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha.”, tha Teuta për “Mirage” duke shtuar më tej:
“Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=OXF2iFSC4RQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cjz4GR9o9H-/?utm_source=ig_web_copy_link