ShowBiz

Një yll si Arjola Demiri, aktorja publikon fotot e rralla nga rinia  

Arjola Demiri është kthyer një nga aktoret më të dashura dhe më të ndjekura të publikut.

Eksperienca e saj në Big Brother VIP e ktheu atë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Së fundmi Arjola ka sjell edhe një herë në kujtesë një photoshooting të saj të hershëm në moshën 21 vjeçare të realizuar në Turqi.

Ndër të tjera aktorja shprehet se ndihet tepër krenare për vajzën që ka qënë.

“Kanë kaluar 16 vite nga ky photo shooting në Turqi. Vetëm familjarët dhe disa prej miqve të mi i mbajnë mend këto foto dhe këtë Arjolën 21 vjeçare. Më merr malli shumë për Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lumë dhe do doja të kisha të njëjtën fresku dhe energji të asaj moshe, por e di që dëshira më e madhe ka qenë të jem nënë.

Pas dy muajve kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Helgën time të bukur. Edhe kur shoh foto të vjetra ndihem shumë krenare për vajzën që isha.”, ka shkruar ajo. “Thashë t’ju prezantoj me Arjolën 21 vjeçare. Kam qenë flakë fare”, ka shtuar më pas aktorja në Instastory.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CkEUzo3IT86/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeJy7LTNgFr/?utm_source=ig_web_copy_link