Vendi ynë, sipas MeteoAlb, do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.
Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com