Aktualitet

“Ja kush e nisi blerjen e klikimeve në Shqipëri”, të tjera të pathëna dalin nga CEO i Acromax Media në Syri TV

Fenomeni i klikimeve të blera është një nga temat më e nxehta të ditëve të fundit.

Pas publikimit nga CEO i “Acromax” të disa prej emrave të artistëve që kanë fshehur klikimet, interesi publik është rritur lidhur me këtë fenomen.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Aldor Nini ka zbuluar akoma më tepër se çfarë fshihet pas kësaj skeme mashtrimi.

Nini ka zbuluar se kanë qënë pikërisht reperët e rinj ata që e kanë sjell fillimisht këtë ‘trend’ në Shqipëri që dashur pa dashur u përqafua dhe nga artistët e vërtet për shkak të konkurrencës.

“Reperat e rinj, ata filluan me blerjen e klikimeve në treg. Një reper që nuk e njihte asnjëri nga një ditë në tjetrën kishte 2-3 milion klikime. Kjo ka qënë një nga arsyet që ka ndikuar tek reperët e tjerë të cilët kanë dashur të fillimisht të jenë në të njëjtin nivel me ata që kanë blerë klikime. Pra ka nisur një garë ku edhe artistët e njohur janë detyruar që të blejnë klikime që të mos duken keq para atyre që nuk i njeh njeri dhe që kanë më shumë klikime” ka deklaruar Aldor Nini ndër të tjera.

I pyetur nëse ka artistë që bashkëpunojnë me Acromax Media, të cilët janë konstatuar se kanë blerë klikime, Aldor Nini sqaroi se kompania nuk i suporton klikimet e tilla.

Madje ai shtoi edhe një rast që i ka ndodhur me një nga klientet e tij, me këngëtaren e dashur, Silva Gunbardhi, e cila nuk ka pasur dijeni që bashkëpuntori i saj po fallcifikonte klikimet në këngën e tyre.

“Kemi rast të një kënge që ka kënduar Silva Gunbardhi. Ajo më kontaktoi vetë dhe më tha që t’i kontrolloja klikimet sepse po rriteshin shumë shpejt. I kontrolluam dhe as ajo vetë nuk ishte në dijeni për këto klikime. Në këtë rast ato i kishte blerë një bashkëpunues, por që ndaloi pas konstatimit.

Tek ne nuk ka klientë që blejnë klikime, sepse ne jemi me klientin vazhdimisht në komunikim për sa i përketë ecurisë së këngëve të tij. Nëse ne shohim se po bëhen fallcifikime masivisht në një këngë ne lidhemi me artistin. Dhe më pas artistët largohen vetë nga ne, pasi ne nuk i suportojmë klikimet fallco”, sqaroi Nini.

Ndërsa kurioziteti ka qënë i lartë lidhur me faktin pse shikueshmëria blihet në vendet e tilla si Indi, Bangladesh, Indonezi etj, CEO i Acromax ka zbuluar se përzgjedhja e këtyre shteteve bëhet vetëm për shkak se shfaqja e reklamave është shumë herë më të lirë se në vendet e tjera.

Pavarësisht emrave të publikuara, publiku është akoma më tepër  i interesuar të dijë nëse artistët e njohur dhe shumë të pëlqyer prej tyre janë të përfshirë në fshehjen e klikimeve fallco.

Aldor Nini ka pohuar se ka plot artistë të cilët kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm me këngët e tyre, duke shtuar këtu dhe hitin e verës “Heart Attack” nga Noizy dhe Loredana.

Gjatë intervistës janë sqaruar edhe akuzat që janë hedhur ndaj Acromax Media për favorizime të qeverisë.

Nini ka shpjeguar faktin se gjithçka lidhet me shkeljen e të drejtave të autorit dhe nga përmbajtja e kontentit. Ai sqaroi se sipas rregulloreve të platformave nuk duhet të hidhet gjithë emisioni në llogarinë e tyre zyrtare, por të publikohet vetëm ajo frazë që jep thelbin e informacionit për shikuesin.

Në atë kohë kur vërshuan akuzat ndaj kompanisë jo të gjitha televiziontet ishin të mirëinformuara rreth kësaj çështje, ndaj gjithçka ishte thjesht një keqkuptim.

“Pas diskutimit në media pse bllokohen videot që kanë kontekst politik, tani edhe televizionet vetë janë ndërgjegjësuar dhe kanë negociuar me ne një rregullore se si duhet të veprohet në rastet kur vërtet shkelet e drejta e autorit, por mund të ketë një kontekst politik.

Për hedhjen e një deklarate të bërë nga një politikan i caktuar ka disa kushte të cilat i parashikon ligji.

Së pari duhet të jetë e gjatë se aq sa është e domosdoshme që shikuesit t’i trasmetosh atë që do të dijë.

Së dyti duhet të ketë shënimin e burimit. Ka portale të mëdha ,të cilat i fshin emrin televizionit kur përdorin fotot, që edhe nëse do të ishte brenda kontekstit gazetaresk ligji e ndalon këtë gjë.

Së treti duhet të merresh në kontektin përkatës. Nëse do marrësh një shembull nga Portokallia, siç e ka bërë një nga politikanët është shumë e vështirë për t’u proceduara me të.

Është një temë super e komplikuar, ku çdo video që vjen tek ne kalon tre faza verifikimi”, ka përfunduar Aldor Nini.

Linku: https://youtu.be/g8VZb-4El5k

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=7VciMEVhM-Q