Aktualitet

Rrëfehet ekskluzivisht për ATV Kosova CEO i Acromax, zbulon reagimet pas publikimit të emrave

Përpjekjet për të dënuar fenomenin e klikimeve fallco kanë nisur pak ditë më parë nga zbardhja e detajuar e gjithë këtij kalvari mashtrimesh, të cilat janë bërë të ditura për publikun nga CEO i kompanisë mediatike “Acromax”, Aldor Nini.

I ftuar së fundmi për një intervistë në emisionin ATV, Nini ka nënvizuar faktin se ky fenomen mashtrimi ka vite që është prezent në tregun muzikor shqiptar dhe fatkeqësisht po kthehet në një trend standard.

Sipas tij po harrohen totalisht vlerat reale të një projekti muzikor duke u krijuar kështu një luftë e hapur mes artistëve.

Pas publikimit të emrave ka pasur disa reagime të cilat CEO i Acromax i zbuluar ekskluzivisht.

Ndër të tjera ai tregoi se ka pasur një bisedë me Alban Ramosaj, ndërsa shton faktin se është çuditur pasi ky i fundit në vend që të vërtetonte se klikimet e tij nuk ishin fallco ngulmonte në faktin se këto të vërteta nuk duhet të ishin nxjerrë në dritë për publikun.

Kishte një fjali shumë interesante në fund ku tha ‘Edhe nëse këto janë të vërteta, ne nuk na lidh asnjëgjë me njëri-tjetrin”, deklaroi ndër të tjera Aldor Nini.

I pyetur nëse emri Alban Ramosja u bë publik për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra të Acromax me tezen e tij, Albërie Hadërgjonaj, Nini ngulmoi në faktin se nuk kishte asgjë personale as me të, madje me asnjë nga emrat e përmendur prej tij.

Sipas drejtorit të Acromax, këngëtari u hoq në publik sikur mbështeste faktin se fenomeni i klikimeve fallco duhej dënuar, por në fakt ishte vetë ai që po rriste shikueshmërinë e këngëve të tij me klikime të tilla.

Ndër të tjera Aldor Nini zbuloi se kishte patur edhe reagime nga Ardit Çuni, i cili kishte folur me një gjuhë kërcënuese të panevojshme.

Krahas këtyre reagimeve të ashpëra Nini shtoi faktin se të shumtë kanë qënë edhe ata artistë të cilët kanë blerë më parë klikime, por që tani janë ndërgjegjësuar për shkak të përmasave që mori kjo temë.

Ata më shumë se kurrë kanë qënë të interesuar rreth mënyrave të pastra të marketingut duke i shmangur klikimet e blera.

“Diçka që duhet të thuhet patjetër është se një pjesë e madhe e artistëve, me përjashtim të një pakice nuk duan që të kishte ekzistuar ky fenomen. Madje i ka kapur frika se mos dikush tjetër ka abuzuar me ta. Mund të ndodhi që klikimet të blihen nga menaxheri, dikush nga stafi, kompania e marketingut dhe në fund gjithë balta bie mbi vetë artistin”.

Linku: https://youtu.be/Xj1w_FUF_Zg

Burimi i fotos: https://youtu.be/nUZpOI9L4es