ShowBiz

Bëri namin në edicionin e tij të parë, Eduart Grishaj zbulon kur do të nisë “BBV2”

Eduart Grisha, ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” ku ndër të tjera ka folur edhe për nisjen e edicionit të dytë të BBV.

Regjisori nuk ka dhënë një datë të caktuar, por ka pohuar  se emisionin i shumëpërfolur do të nis brenda këtij viti.

“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt.

 Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat.

 Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, sqaroi ndër të tjera regjisori i njohur.

 Linku: https://youtu.be/EGvg26yMC1k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeeU7OBtgAu/?utm_source=ig_web_copy_link