ShowBiz

Pro apo kundër jetesës me vjehrrit? Orinda Huta rrëfehet pa dorashka

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një nga çiftet më të dashur të showbizit tonë.

Orinda është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk heziton të ndaj me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj dhe jo vetëm.

Së fundmi moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku është pyetur nga njëri prej tyre në lidhje me jetesën me vjehërrit.

Orinda ka vendosur t’i përgjigjet pa dorashka kësaj pyetjeje.

Mes të tjerash ajo është shprehur se e ëma e Turjanit është një ndihmë e madhe për të, por të dyja janë të mendimit se s’ka si qetësia e shtëpisë së vetë.

Xhan shumë. Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër,  nuk ka rehati per askënd nëse s’është në shtëpinë e vete.

Ndihmën më të madhe e marr nga ajo por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vete”, është përgjigjur moderatorja krahas një foto ku shihet ajo së bashku me vjehrrën dhe Atarën.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/orindahuta/2959176389127807206/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/Cj-zpKLDY3j/?utm_source=ig_web_copy_link