Cormac Roth, muzikant dhe djali i aktorit Tim Roth, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.
Roth njoftoi nëntorin e vitit të kaluar se ishte diagnostikuar me kancer të qelizave germinale në fazën e tretë.
Familja e tij kanë dhënë së fundmi lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të muzikantit të ri.
“Të dielën më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë të bukur Cormac pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij të lig deri në fund.
Ai ishte një top energjie dhe shpirti i tij ishte i mbushur me dritë dhe mirësi.”, thuhet në deklaratën e familjes. Cormac u diagnostikua me kancer të qelizave germinale të fazës së tretë në nëntor 2021”, është shprehur ndër të tjera familja e të ndjerit në një deklaratë.
Burimi i fotos: pexels.com