Seriali historik “Osmani” ka thyer shikueshmëritë jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë.
Pjesë e këtij seriali që po thyen rekorde shikueshmërie është edhe një aktor shqiptar, i cili ka qënë i ftuar për një intervistë tek “ABC-ja Mëngjesit”.
Në një lidhje me “Skype” aktori ka rrëfyer me detaje eksperiencën e tij në serial duke zbuluar gjithashtu edhe mjaft prapaskena të serialit.
Ai është shprehur gjithashtu se aktorët luftojnë vërtetë, madje disa prej tyre kanë shkruar edhe në spital prej plagëve të marra.
“Unë jam 23 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, po jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Thoja kur i shikoja nga ekrani që do shkoj një ditë atje.
Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty.
Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova. I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thash “Jam nga Shqipëria. Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit”.
Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, -përfundoi Ervis Belollari.
Linku: https://www.youtube.com/user/abcalbanian
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/ervisbelollari.al