Lifestyle

Parashikimi i motit, 2 nëntor 2022

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, ndërsa kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Por pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë territorin, ku më të fokusuara pritet që vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com