ShowBiz

Pas humbjes së nënës Mato Lale ndan postimin prekës me ndjekësit

Reperi Mato Lale po kalon një moment të vështirë pas humbjes së nënës.

Këngëtari në këto momente hidhërimi ka gjetur kurajon për të bërë një dedikim prekës për të gjithë ndjekësit.

Reperi krahas falenderimi ka një thirrje për miqtë e tij virtual.

‘Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin.

Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja’-shkruan Mato Lale duke vendosur edhe një zemër të thyer.

Linku: https://www.instagram.com/matolale/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/matolale/