Travel

Ku mund të arratisemi për pak relaks në këtë periudhë

Nëntori është një muaj ku në Shqipëri ka shumë çka mund të ofrohet por jo vetëm. Ka edhe nga ata të cilët i shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar jashtë vendit dhe për të shijuar në maksimum ditët e arta të muajit nëntor.

Sado që jemi në pritje për muajin festiv, ku Krishtlindjet dhe Viti i Ri kërkojnë impenjimet e tyre familjare, buxhetore por jo vetëm ne kemi disa ide çfarë mund të jetë tepër e leverdisshme për ju gjatë këtyre ditëve. Por gjithashtu ky muaj ofron shumë benefite të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjithë ne.

Një nga vendet ideale për të shkuar gjatë muajit nëntor është Roma. Shumë afër me vendin tonë dhe gjithashtu i gjithanshëm si qytet hiskorik, kulturor dhe romantik si Roma.

Me uljen e temperaturave, vjen edhe ulja e biletave të fluturimeve apo edhe transportit detar. Gjithashtu kjo periudhë është e vlefshme për ata të cilët duan të kursejnë pak pasi sjell dhe një çmim më të ulët për hotelet. Edhe nëse koha është e paqëndrueshme, Roma sjell nje gamë të gjërë me aktivitete të brendshme me çka mund të shtyni ditën në mënyrën më fantastike të mundshme.

Ja disa nga idetë çfarë mund të bëni në ditë me shi në Romë:

Panteoni është ndërtuar nga mbreti Hadrian, përgjatë viteve 118 dhe 125 pas Krishtit, ai ishte në funksionin e adhurimit tek çdo Perendi. Në vitin 609, ajo pati funkionin e një kishe të krishtere. Në një qytet me shumë vende antike mahnitëse, ky është një nga më të veçantët i mbushur në histori dhe legjenda.

Muzeu Ara Pacis ka një histori interesante, të lashtë dhe të kohëve të fundit: Ai është ndërtuar rreth një altari sakrifikues të porositur nga Perandori Augustus që daton në vitin 9 para Krishtit, ndërsa muzeu i ri që e rrethon daton në vitin 2006.

Shumë vende të shenjta si edhe muzeumet janë falas të Dielën e parë të çdo muaji për çdo turist, ndërsa ato që ndodhen në Vatikan, janë pushim të Dielën e fundit të çdo muaji.

Nëse ju kap një mbasdite me Diell në Romë dhe doni të shijoni përendimin e diellit larg zhurmës së qytetit, ju mund të merrni mjetet e transportit dhe të shkoni në Kodrën Gianicolo. Një nga pjesët më të bukura të Romës për pamjen dhe peisazhin.

Nuk ka nvojë për fjalë pjesa e kulinarisë italiane. E njohur në mbarë botën si nga kuzhinat më të mira në Glob, vendet ku ju mund të hani janë të pafundme por ne do këshillonim, si edhe vetë tradita e do, një picë Napoletane në një nga piceritë më të njohura të qytetit që është “Pizzeria Nerone”.

Ose nësë jeni i një stili romak, është po ashtu shumë e njohur nga vendasit dhe turistët e shumtë “Pizzeria ai Marmi”.

Ndonëse është mirë që sezoni i pikut turistik ka përfunduar në Nëntor, ajo që është më e rëndësishme është se ka filluar sezoni i gjuetisë së derrit të egër dhe tartufit. Që do të thotë se menutë e pasura në të gjithë Romën do të shfaqin këto dy shije.

Linku: arkivanews

Burimi i fotos: pexele.com