ShowBiz

“Ku ka zë s’është pa gjë”, Beniada Nishani flet si rrallëherë për partnerin

Beniada Nishani është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.

Pavarësisht se modelja simpatike është shumë aktive në daljet e saj televizive, ajo është tepër hermetike për jetën e saj sentimentale.

Megjithatë shpeshherë Beniada nuk heziton të provokojë rrjetin me disa të dhëna të pakta për romancën e saj.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku zhvilloi dhe një lojë për disa personazhe meshkujsh të njohur, mbi të cilët Beniada do të jepte mendimin e saj kush përshtatej si partner i saj i mundshëm.

Gjatë ‘lojës’ ajo u shpreh se asnjëri nu ki pëlqen më tepër se ai që ka në krah.

“Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë “cute”, u shpreh Beniada.

Linku: https://youtu.be/HeNsi7rnjBQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfRlYoPMIt1/?utm_source=ig_web_copy_link