ShowBiz

Pasi fotot me Hailey Bieber u bënë virale, Selena Gomez habit me reagimin e saj

Selena Gomez dëshiron të minimizojë viralitetin e fotove me gruan e ish të saj, Hailey Bieber.

Aktorja tha në një intervistë të re se fotografitë e bëra në “Academy Museum of Motion Pictures”  muajin e kaluar nuk ishin “ndonjë gjë e madhe”.

“Nuk është asnjëgjë,” i tha Gomez Vulture ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+, “My Mind and Me”.

Ylli 25 vjeçar, dhe Hailey Bieber tërbuan fansat më 15 tetor kur u përqafuan në Los Angeles.

Edhe vetë Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes.

Takimi i papritur ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin, 28 vjeç, nga 2010 deri në 2018.

“Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri të tilla mes nesh. Unë e respektoj atë”, përfundoi modelja.

Linku: https://pagesix.com/2022/11/02/selena-gomez-speaks-out-on-viral-photos-with-hailey-bieber/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CclKqa1JdbN/?utm_source=ig_web_copy_link