ShowBiz

Të gjithë ‘dënuan’ infermieret, Stresi ka dy fjalë për fëmijët e moshuarës në Pejë

Stresi është një nga reperët më të dashur të publikut.

Teksa shumë nga figurat e njohur të showbizit shqiptar dhe jo vetëm kanë ‘dënuar’ ashpër infermieret, Stresi ka zgjedhur të ndaj një këndvështrim ndryshme nga të tjerët.

Ai ka bërë një postim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram ku e ka përqëndruar gjithë vëmendjen tek fakti pse fëmijët  e të moshuarës kishin vendosur ta çonin nënën e tyre në azil.

“E dënojmë shpirtërisht atë gjest në Pejë dhe le të marrë dënimin maksimal në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës, edhe unë kam nënë dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë se nëna, por keni parasysh diçka.

Nëse e do prindin kurrë mos e braktis duroje siç të ka duruar ajo dhe një prind nuk e meriton të braktiset por ta duash e ta respektosh deri në fund të jetës, unë në këtë parim jam rritur besoj dhe shumica e shqiptarëve kështu që fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë dhe si falet, por faj ka edhe fëmija që e braktis nënën e vet”, shkruan reperi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQZILlaAlAH/?utm_source=ig_web_copy_link