ShowBiz

Ndajnë me ndjekësit momentin kur morën vesh se po bëhen prindër, Einxhel dhe Dagz emocionojnë me videot

Dashuria e Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të plotësohesh shumë shpejt me engjëll.

Dyshja shumë e dashur për publikun janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti së fundmi ka postuar disa video në InstaStory ku kanë ndarë me ndjekësit momentet e para kur morën vesh që do të bëheshin prindër.

“Dyshojmë që Dj Dagz është shtatzënë. Ka ca sjellje të çuditshme këto kohët e fundit. I merren mend, i vjen për të vjellë, nuk po pin më cigare, nuk po pin më alkool”, shprehet Einxhel duke qeshur në një nga videot e postuara.

Përveç videove gazmore, moderatorja ka postuar në llogarinë e saj një video tejet emocionuese teksa shfaqet e prekur kur merr vesh se është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ckn-wBdj_2e/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cif0kHwowXg/?utm_source=ig_web_copy_link