Lifestyle

Parashikimi i motit, 7 nëntor 2022

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku paraditja do të ketë orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja do të sjelli kalime të përkohshme vranësirash në një pjesë të mirë të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com