ShowBiz

Hodhi pas krahëve vuajtjet e së kaluarës, ja çfarë e pret Bleron pas ndarjes nga Afrona

Ndarja e Bleros dhe Afronës shkaktoi jo pak zhurmë në mediat rozë.

Të përfolur prej kohësh për një krisje mes tyre, Blero pas disa muajsh doli hapur duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij i dhanë fund martesës disa vjeçare.

Së fundmi ai është intervistuar nga Prive ku zbuloi se e ka hedhur pas krahëve të shkuarën dhe është duke shijuar beqarinë.

I pyetur nga gazetari nëse ka dikë në krah ai u shpreh se është beqar dhe po shijon jetën.

Jam beqar dhe jam duke e shijuar jetën. Ende nuk jam në një lidhje, por jetës nuk i dihet”, është shprehur Blero.

I pyetur se cilën ndarjen e ka përballuar më lehtë Blero është shprehur se janë të ndryshme.

Linku: https://youtu.be/wLrxkI_TMow

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bleromuharremi/ +