ShowBiz

Një telenovelë që s’ka fund, Wanda Nara zbulon të pathënat e romancës së saj me Icardi

Telenovela me ndarje dhe ribashkime të shumta të futbollistit të njohur Mauro Icardi dhe partneres së tij Wanda Nara janë bërë kryefjala e mediave të  huaja.

Wanda ka qënë e ftuar në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars”  dhe më pas dha një intervistë për “Verissimo”, në Canale 5, ku zbuloi se cila ishte arsyeja e ndarjes nga futbollisti.

“Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën.

Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’”, ka zbuluar modelja.

Ajo gjithashtu tregoi se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohon thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet e saj me reperin 22-vjeçar L-Gante.

Linku: https://firstsportz.com/football-news-wanda-nara-revealed-exclusive-details-of-her-breakup-with-mauro-icardi-in-an-argentine-television-show/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdBs1zKtoht/?utm_source=ig_web_copy_link