Këngëtari dhe kauntautori, Flor Mumajesi ka befasuar me deklaratat e tij kohët e fundit.
Ai ka pohuar se muzika e tij është lënë pas dore, ndaj vendosi të largonte nga platforma e YouTube disa prej këngëve të cilat i rivendosi sërish.
Mirëpo i befasishëm ka qënë edhe reagimi i Stresit lidhur me këtë çështje.
Ndër të tjera reperi e ka konsideruar Florin si një njeri me tepër ndikim në jetën e tij.
“Ti erdhe në jetën time, kur jetën nuk e doja, më sole dashurinë kur edhe atë nuk e besoja.
Më bëre të lumtur në kulmin e trishtimit, kur rrugën e kisha humbur në kthesën e dështimit.
Ti do jesh gjithmon perandor i muzikës shqiptare”, është shprehur Stresi përmes një postiminë Instagram.
Linku: https://www.instagram.com/stories/stresi/2967145578226430443/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb8NFDZgt7c/?utm_source=ig_web_copy_link