Moderatorja e dashur Fjodora Fjora së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për të treguar eksperiencën e saj në lidhje me një çështje delicate.
Përpara nëntë vitesh, moderatorja mori vendimin për të birësuar një fëmijë, vendim i cili nuk u mirëprit nga të gjithë, madje edhe u gjykua.
Megjithatë Fjodora pas kaq kohësh pohoi se është shumë e lumtur që birësoi një djalë dhe që i është dedikuar plotësisht atij duke e ndryshuar jetën për të dy.
“Nuk ka qenë e thjeshtë, m’u desh të kaloja 1001 dilema dyshime, diskutime me veten dhe me familjarët, ka pasur edhe të tjerë që më kanë gjykuar, kanë menduar që është një vendim i nxituar. Më thoshin që pse, ti mund të lindësh vetë një fëmijë. Dilemat përgjatë muajve që vijonin procedurat e birësimit ishin si një lloj shtatzënie mendore. Të bëhesh prind është si të rrëshqasësh mbi ujë pa u zhytur, ka momentet herë poshtë dhe herë lart, është një lloj përgjegjësie që nuk e shpreh me fjalë, Të gjitha vajzat që e dinë se si është të jesh mama, e dinë që asnjë fazë nuk është njëlloj, nuk e dimë në botë se çfarë ka ndryshuar se je në dispozicion të një qenie tjetër”, tha ajo.
Ndër tjera Fjodora tregoi se është shumë e hapur me djalin e saj dhe mënyrën sesi e kanë ndërtuar familjen e tyre.
“Ne kemi një formulë në shtëpinë tonë që asnjë familje nuk është e çuditshme për mënyrën se si vjen, prandaj duhet t’i pranojmë njerëzit dhe familjet se si vijnë se nuk është në dorën tonë zgjedhja. Unë me Alteon kam qenë shumë e hapur për mënyrën se si ai ka ardhur në jetën time se si është ndërtuar familja jonë dhe për mënyrën se ne mund të jemi një familje që dikush mund t’i bashkohet familjes sonë dhe mund të ketë një figurë tjetër prindërimi. Për momentin jemi shumë mirë siç jemi”, tregoi Fjodora.
Linku: https://youtu.be/0FXCuotYWok
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cd-fBBNLiNd/?utm_source=ig_web_copy_lin