Moderatorja Anita Haradinaj, punatatën e kaluar në “Dance Albania” njoftoi vendimin për të lënë përgjysmë rrugëtimin e saj për shkak të një problem në gju.
Ajo ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin e Rudinës ku ka folur gjatë për eksepriencën e saj në emsionin e kërcimit.
Ndër të tjera, gjatë bisedës Anita ka zbuluar se Dance Albania ka qënë shkaku i një ‘zënke’ mes saj dhe Ramush Haradinaj.
Ajo tregoi se fillimisht bashkëshorti i saj ka qënë dakord që ajo të merrte pjesë në “Dance Albania” , por pas daljes së promos së emisionit ai nuk e ka telefonuar për gati 3 ditë.
“Në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te ‘Dance Albania’, Ramushi më tha ‘bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj’ dhe unë erdha. Kur doli promo-ja e emisionit dhe ishte pjesa që balerini më ngrinte lart në ajër, Ramushi nuk më mori në telefon për tre ditë.
Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. U thosha pastaj, ‘hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet’. Filluan të shqetësoheshin të gjithë, më pyesnin ‘moj të mori Ramushi?’ dhe u thoja ‘jo, s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi’. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, është shprehur moderatorja duke qeshur.
Linku: https://youtu.be/eCi4GicwQsM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYlaLfFl5-q/?utm_source=ig_web_copy_link