Filmi i dytë i Avatar, që do të jetë sigurisht vazhdimi i historisë së filmit që theu cdo rekord të mundshëm në kinematografi sa i përket fitimeve, do të jetë vërtetë i gjatë
“Avatar: The Way of Water” do të vazhdojë përafërsisht tre orë e 10 minuta, gati 30 minuta më shumë se “Avatar” tashmë i gjatë në vitin 2009. James Cameron i tha revistës Total Film se vazhdimi i tij “Avatar” shkon aq shumë më gjatë sepse ka një fokus më të madh te “marrëdhëniet dhe emocionet” krahasuar me filmin e parë.
“Qëllimi (i filmit) është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionesh. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteret, te historia, te marrëdhëniet, më shumë te emocionet. Ne nuk shpenzuam aq shumë kohë për marrëdhënien dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe sigurisht që është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për t’u treguar.”- thotë regjizori, i cili shpreson që projekti kinematografik të ketë suksesin e të parit.
Linku: https://variety.com/2022/film/news/avatar-2-three-hour-runtime-explained-james-cameron-1235426934/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkdVY0SrUn7/?utm_source=ig_web_copy_link