Lifestyle

Parashikimi i motit, 15 nëntor 2022

Territori i Shqipërisë, në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë në zonat qendore dhe jugore shira të pakët dhe të izoluar.

Po ashtu edhe pas mesdite mbeten vranësirat e shpeshta prezente në vend duke gjeneruar momente të paka me pika shiu. Parashikohet që reshjet më të dukshme të jenë në zonat jugore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com