Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 nëntor 2022

Pjesa e parë e ditës në territorin e vendit tonë parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash në pothuajse gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë Shqipërinë duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat veriperëndimore, dhe më pas gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet në pothuajse të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com