ShowBiz

Pas deklaratës së bujshme të balerinës së njohur, Redon Makashi sqaron të vërtetën e fejesës

Redon Makashi, kohët e fundit ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Shkak u bënë fillimisht disa foto të tij me balerinën e njohur, Rexhina Çuko, e cila më pas e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka zbuluar se dyshja ka qënë drejt fejesës.

Kjo deklaratë është hedhur poshtë nga këngëtari, i cili përmes një postimi në Instagram është shprehur se nuk e njeh balerinën.

Mirëpo i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka qënë e pamundur të mos diskutohej rreth kësaj çështje. I pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një lidhje serioze me balerinën, këngëtari është shprehur:

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”.

Linku: https://youtu.be/EXyRVd8jzPI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ83rg-BHcL/?utm_source=ig_web_copy_link