Këngëtarja e dashur, Anxhela Peristeri, ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”.
Krahas pyetjeve mbi jetën profesionale të këngëtares, ishte e pashmangshme të mos përmendej jeta e saj sentimenale.
Para disa kohëve artistja u përfol se u martua në
Las Vegas, lajm të cilin ai e hodhi poshtë.
Mirëpo e ‘ngacmuar’ nga Roza Lati me pyetjen nëse a e kishte gjetur mbretin e zemrës së saj, pasi hezitoi pak këngëtarja pranoi hapur se po.
“Po mirë moj, e gjeta. E paskam gjetur. E kam gjetur…” është shprehur këngëtarja pa dhënë më shumë detaje.
Linku: https://youtu.be/kRQXSUoBu90
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClI7fICjCik/