ShowBiz

Nuk fshihen më, Mevlani dhe këngëtarja e njohur në një lidhje dashurie

Mevlan Shaba ka qënë i ftuar së fundmi në rubrikën Tortuar të emisionit “E diell” ku na ka prezantuar me partneren e tij, këngëtaren, Albulena Ukaj.

Gjatë bisedës Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qënë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata  filluan të shkëmbenin mesazhe derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.

“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.

Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo.

Pas pretendimeve se ka pasur tradhëti midis çiftit ata thanë se nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë përveç disa mosmarrëveshjeve.

E pyetur nëse e pengon pjesëmarrja e Mevlanit në Përputhen Albulena tha se nuk i intereson e shkuara e tij.

 “E kam ndjekur Mevlanin në Përputhen. Gjithmonë kam parë gjëra pozitive tek Mevlani” është shprehur Albulena.

Linku: https://youtu.be/wMtLBCEIcyc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChKVk73tGpc/?utm_source=ig_web_copy_link