Jason David Frank, ylli i Mighty Morphin në serialin televiziv “Power Rangers”, ka vdekur në moshën 49-vjeçare në Teksas, ka konfirmuar përfaqësuesi i tij.
Shkaku i vdekjes nuk u publikua menjëherë, megjithëse raporte të shumta treguan se Frank vdiq nga vetëvrasja, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Ai la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
“Fatkeqësisht, është e vërtetë,” tha përfaqësuesi i tij. “Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të tmerrshme, ndërsa pajtohemi me humbjen e një qenieje kaq të mrekullueshme njerëzore. Ai e donte shumë familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai do të na mungojë vërtet.”
Frank ishte më i njohur si Tommy Oliver nga ekskluziviteti origjinal i Mighty Morphin Power Rangers, i cili u zhvillua nga 1993 deri në 1996. Aktori luajti gjithashtu në projekte të tjera të Poëer Rangers, duke përfshirë Power Rangers Zeo, Turbo dhe Dino Thunder.
Burimi i fotos: pexels.com