Neda dhe Ogreni janë një nga çiftet më të suksesshme që kanë ndalë nga një spektakël televiziv.
Gjatë një dalje të fundit Neda është acaruar keq me sjelljen e kamarierëve ndaj partnerit.
‘Më ndodh njëqind përqind të herëve që kur dal për një darkë, për një gotë apo për një aperitiv me bashkëshortin tim, porosia ime që mund të jetë alkolike dhe e tij jo, do t’i shërbehet atij dhe jo mua.
U mendova gjatë para se ta bëja këtë postim dhe sigurisht dua të shkruaj që alkoli krijon varësi dhe dëmton rëndë shëndetin e duhet konsumuar në mënyrë të përgjegjshme; por përse kamarierët/et e Tiranës supozojnë se alkoli është i burrit dhe jo i gruas?
Përse kaq e vështirë është që porositë të mos shërbehen në bazë të stereotipizimit gjinor që “femrat nuk pinë alkol se s’janë burra”?
Jo s’jam burrë. Po, birra është e imja! A mund të pyesni ju lutem se e kujt është porosia? Dhe të mos më duhet përherë të bëj ndërrimin e vendeve, të merrem me ironitë e përhershme të tavolinës dhe të normalizoni faktin që dhe ne gratë konsumojmë alkol? Dhe na shijon. Dhe megjithatë kemi probabilitet më të ulët për t’u ngjitur në timon apo për të shkaktuar aksidente.’
Linku: https://www.instagram.com/p/ClOy3oNNzkQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a460bf34-f265-4971-8c6a-1bc0b52742fb
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/nedaballuku/