ShowBiz

Zbulohet kushti që i ka vendosur i ati Capital T

Babai i Capital T ka qenë i ftua së fundmi në Wake Up ku ka zbuluar më shumë rreth jetës private të të birit.

Kujtojmë se Agimi është Presidenti i Federatës së Kosovës.

Gjatë intervistës ai nuk iu ka shpëtuar pyetjeve mbi jetën private të këngëtarit. Në një moment Agimi ka zbuluar kushtin që i ka vendosur Capitalit.

‘Me Trimin jam shokë. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Tani e ka momentin. Duhet t’i japë drejtim dhe besoj që ka për t’i dhënë drejtim shumë shpejt. Shpresoj që do ta gjejë njeriun i cili do të jetë i duhuri për të, ose e ka gjetur. E kam fëmijë të vetëm dhe më është dashur që të merrem me të duke pasur parasysh se muzika të nxjerr nganjëherë nga vetja. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Me parashikimin tim, duke pasur parasysh dhe karrierën e tij në muzikë,i kam thënë që në 30 vjeç është fundi me aventurat e tua.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=o2ovEeaRJtg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/truekapo/