Fjodora Fjora ka qenë e ftuar në një lidhje direkt në Aldo Morning Show.
Moderatorja ka rrëfyer të papritur që i ka ndodhur me djalin në areoport.
‘Dua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.
Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur e mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0DtmnsM5Cag
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=0DtmnsM5Cag