ShowBiz

U përleshën në mes të Tiranës, Kejvina befason me deklaratën për Einxhel Shkirën

Përpara disa vitesh kudo nëpër rrjet u përfol për një kohë të gjatë përleshja e moderatores Einxhel Shkira dhe modeles Kejvina Kthella.

Vajzat patën një sherr të ashpër në rrugët e kryeqytetit mes njëra-tjetrës ku shkaku sipas mediave rozë lidhje me një mashkull.

Në një intervistë së fundmi Kejvina është pyetur lidhur me këtë debat, madje modelja e ka hedhur poshtë zërat se molla e sherrit ishte një djalë.

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me ça është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli”, është shprehur modelja.

Ndërsa e pyetur nëse ishte e gatshme t’i rregullonte marrëdhëniet me moderatoren, Kejvina është shprehur se e ka harruar dhe i bëhet qejfi që Einxhel është e lumtur.

Linku: https://youtu.be/YrxRU7Zppu8

Burimi i fotos:       https://www.instagram.com/p/ClEK0JeIJnn/