ShowBiz

Marjana Kondi në mes lotësh rrëfen pishmanet që ka ndaj të ëmës së ndjerë

Marjana Kondi është një nga emrat më të dashur për botën e artit në vendin tonë.

Artistja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Se Luan Topi’. Si rrallë herë Marjana ka ardhur me një rrëfim emocionues për të ëmën e ndjerë.

Marjana iu kthye kujtimeve me të ëmën me lot në sy. Artistja tha kam shumë pishmane në lidhje me mamin.

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja.

Por ja që nuk është, por është pranë meje”, tha aktorja. “Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se nuk e përballoj dot edhe mendoj se çarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi mes të tjerash ajo.

Ndër të tjera tregoi se është pishman që nuk lindi dhe një fëmijë tjetër dhe që nuk nget më makinën.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Ghc-1eDpIJg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marianakondiofficial/