ShowBiz

Pas krisjes mes tyre, Beniada Nishani ka dy fjalë për Einxhel Shkirën

Beniada dhe një herë i është kthyer raportit me Einxhel Shkirën.

Në një itervistë të fundit në Why Not ajo është pyetur mbi raportin e tyre.

Modelja ka treguar se ka pasur keqkkuptijme mes tyre por me siguri gjërat do të ndryshojnë në një të ardhme.

Kujtojmë se shkak për distancën mes tyre është bërë një koment i mamit të Beniadës për Einxhelin.

‘Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë’, përfundoi ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=hnSAeTBU6Dg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iambeniada/