Korça është një nga destinacionet e preferuara për të kaluar fundjavën.
Qindra qytetarë nga Tirana dhe qytete të ndryshme i drejtohen Korçës për një fundjavë jasht rutinës së përditshme.
Për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të lehta të dëborës kanë filluar aksidentet automobilistike.
Deri në orët e vona rrugët e mbuluar nga dëbora dhe ngricat nuk iu ishte hedhur kripë duke e bërë më të rrëzikshëm kalimin për mjetet.
Së fundmi rrugët e Dardhës së Korçës janë kthyer të pasigurta për udhëtarët.
Burime pranë arkiva.news sjellin disa pamje nga aksidentet që janë bërë me makina pak më parë në Dardhë.
Kushtet atmosferike kanë sjellë rrëshqitje dhe dalje të automjeteve nga rruga.
Linku: arkivanews
Burimi i fotos: arkiva news