ShowBiz

Dua Lipa ndez skenën në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Dua Lipa përfundoi turin e saj të Future Nostalgia në Tiranë. Këngëtarja me famë botërore ndezi skenën me performancën dhe zërin e saj unik.

Sheshi ‘Skënderbej’ u pushtua nga një energji e zjarrtë në 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mes të adrenalinës Dua nuk ngurroi të bënte një dedikim në shqip për të gjithë të pranishmit.

‘Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu!’

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/dualipa.updates/2981793198137008543/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/