Netflix publikoi trailer e ri të “Emily in Paris”, sezoni 3, i cili përshkruan sipërfaqësisht Emily duke lundruar në një trekëndësh dashurie dhe vështirësitë e punës ndërsa merret me jetën në Paris.
Seriali i komedisë romantike ku luan Lily Collins në rolin e Emily Cooper, një drejtuese marketingu amerikane që zhvendoset në Paris për të punuar në një firmë marketingu franceze.
Sezoni i tij i parë u shfaq premierë në tetor 2020 dhe u bë i njohur me audiencën për tonin e tij të lehtë, të çuditshëm, pamjet mahnitëse vizuale dhe portretizimin romantik të qytetit evropian. Emily in Paris, krijuar nga Darren Starr i “Sex and the City”, duke shkatuar disa polemika në sezonin e parë kur kritikët nuk u pajtuan me nominimin e saj për Golden Globes për serialin më të mirë komedi për shkak të komenteve të përziera të shfaqjes. Megjithatë, seriali i mbijetoi dramës dhe realizoi një sezon të dytë të suksesshëm përpara se të shpallte një të tretë.
Netflix publikoi trailerin e Emily in Paris Sezonin 3 në YouTube përpara premierës së tij në dhjetor. Traileri protagonisten e serialit teksa e gjen veten të kapur mes dy të dashuruarve, të portretizuar nga Lucas Bravo dhe Lucien Laviscount, ndërsa mbështetet te shoqja e saj qesharake Mindy, e luajtur nga Ashley Park.
Linku: https://screenrant.com/emily-in-paris-season-3-trailer-love-triangle/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXCGvTvF1hz/?utm_source=ig_web_copy_link