ShowBiz

Çfarë ndodhi papritur? Ronela Hajati shpërthen e revoltuar në Instagram

Ronela Hajati, është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Këtë vit Ronela ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare dhe ndërkombëtare për shkak të performancës së saj në Eurovision.

Energjike dhe plot adrenalinë Ronela elektrizoi skenën magjike, megjithatë nuk mund ta çonte Shqipërinë në finale.

Ky fakt u komentua tepër, por nga vetë Ronela nuk pati asnjë kundërreagim.

Megjithatë së fundmi këngëtarja ka marrë vesh diçka, për të cilën nuk ka dhënë më tepër shpjegime, por është shumë e kuptueshme që e ka irrituar tepër.

Ronela ka bërë një reagim të gjatë në llograinë e saj në Instagram.

“Jam habit fare me këtë që mora vesh…unë s’flas, mundohem të ruaj qetësinë mos të bëj zhurmë, shikoj punët e mia, por jo! S’të lënë. Historinë nuk mund ta fshini!! Sidomos këtë timen, që dhe sikur magji të bëni ua kujton gjithë Europa”, shkruan Ronela ndër të tjera.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/2984038261185349432/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcyUDUzsiJP/?utm_source=ig_web_copy_link