ShowBiz

Për t’u marrë shembull, Rudina Dembacaj zbulon një listë me gjestet romantike të Markut

Rudina Dembacaj është nga figurat më të komentuara në mediat rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Aktorja e humorit shpeshherë gjen kohën për ndjekësit dhe  realizon biseda virtuale me ta.

Në bisedën e fundit, ndjekësit kanë qënë të interesuar për gjestet romantike të Markut ndaj aktores.

Rudina nuk ka hezituar dhe ka treguar një listë të tërë ku edhe një herë ka zbuluar se marrëdhënia e tyre shkon më së miri.

“Më shkruan “Të dua” kur nuk jemi afër fizikishtn çdo ditë. Më shoqëron në çdo gjë që kam qejf. Më rri pranë në çdo shqetësim, sado i vogël apo jo.

Kërcen me mua. Gatuan me mua. Pi verë me mua. Sot më përshëndeti me këngën që po vë në sfond! A ka më romantikë se kaq?”, shkruan aktorja.

Linku: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/2983755901059570750/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfmpkWbIw5H/?utm_source=ig_web_copy_link