Lifestyle

Parashikimi i motit, 03 dhjetor 2022

Territori do të dominohet nga vranësirat e shumta dhe momente të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht ti bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:unsplash.com