ShowBiz

Me rrugëtimin e saj bëri shumë bujë, Beatrix Ramosaj ka dy fjalë për banorët e “BBVK”

Një nga personazhet më të përfolur që bëri shumë bujë me pjesëmarrjes e saj në Big Brother VIP ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Së fundmi Triksa ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter ku ka folur mbi formatin “Big Brother VIP Kosova” që nisi mbrëmjen e djeshme.

Ajo është shprehur se i pëlqen atmosfera në shtëpi duke shpresuar që banorët të japin një shembull të mirë për publikun.

“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”, shkruan Beatrix në postimin e saj.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CluUiSHtBd_/?utm_source=ig_web_copy_link

Linku: https://twitter.com/BeatrixRamosaj/status/1599896778991579136?s=20&t=2PXfilUTSGnwsvN2OCaSTg