Mbrëmjen e djeshme ka startuar emisioni më i përfolur dhe i shumëpritur i momentit “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë kësaj periudhe pritjeje shumë emra të figurave të njohura janë aluduar se do të jenë pjesë e formatit.
Megjithatë vetën natën e djeshme të spektaklit të madh janë zbuluar 14 banorët e parë, mes tyre shumë figura të njohura edhe nga publiku shqiptar.
Banori i parë që hapi dyert e shtëpisës së BBVK është këngëtari i njohur, Getinjo
Banorja e dytë, këngëtarja Ana Kabashi, më pas modelja shqiptare nga Durrësi, Vivien Thano. Nga Përputhen në BBVK banori i katërt Andi Artani, pas tij është futur në një mënyrë të pazakontë, i maskuar këngëtari Mc Beka.
Një nga çiftet më të njohur në Kosovë, Urimi dhe Alisa janë bërë pjesë e BBVK, ndërsa banori i shtatë do të një risi.
Aktori Edon Shileku do të luajë dy personalitet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
E përshkruar si një ‘uragan i vërtet’, pjesë e shtëpisë u bë dhe këngëtarja Shota Baraliu.
Banorja e nëntë aktorja, Arta Selimi, më pas Artan Thaçi, këngëtari Gjon Karrica i njohur për publikun me pseudonimin Lugati, modelja Gresa Hoti, trajnerja e fitnesit Juliana Nura dhe banori i fundit që ishte dhe surpriza e këtij formati reperi Stresi.
Linku: https://youtu.be/xNNIrbflMgo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/